Fagu: Kampionat i gjatë euforia nuk ekziston

Erbim Fagu ndihmësi i Shehit te bardheblutë,ka folur lidhur me sfidën që Tirana ka në program nesër me Skënderbeun në 16:45 në kryeqytet.

Fagu:

Skënderbeu?-“Skënderbeu është në pozita të vështira në këtë moment të kampionatit, por objektivat tona janë më madhorë. Besoj se do bëjmë lojën tonë që ta marrim maksimumin në këtë ndeshje. Është ndeshje e vështirë, por në këtë moment fillojmë një kampionat tjetër. Kanë mbaruar dy faza dhe mbeten dhe dy të tjera, të cilat na bëjnë më objektiv për të arritur qëllimin që kemi ne.”

Si do ta konsideronit fazën e dytë?-“Kanë qenë faza të mira nga skuadra jonë, po me ulje ngritjet e veta. Me ndeshjen ndaj Kukësit, i cili është rivali ynë për titull, treguam që jemi një skuadër që është ndërtuar për të dalë kampion. Kundërshtar kemi veten tonë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm në vazhdim.”

Euforia?-“Kampionati është i gjatë dhe ka të tilla situata. Grupi që kemi aktualisht, janë lojtarë të cilët janë të vetëdijshëm për të tilla situata. Besoj se euforia nuk ekziston. E dinë që një ndeshje bën mirë, në tjetrën mund ta humbasësh. Nuk mendoj që euforia ka vend në skuadrën tonë në këtë moment.”

Presion nga rivalët?-“Sigurisht që po. Laçi dhe Kukësi kanë zhvilluar një kampionat të mirë. Nuk duhet të harrojmë dhe Vllazninë, por siç e thashë dhe më përpara kundërshtari ynë i vetëm është vetja jonë. Që të mbash vendin e parë është gjëja më e vështirë. Skuadrat e tjera do mundohen të fitojnë diçka nëse ne humbasim. Ato janë skuadra që meritojnë respekt pasi kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira.”

Ndeshje që vendosin titullin?-“Kampionati ka treguar që nuk ka skuadra të lehta, pasi ne kemi lënë pikë në dy fazat e para. Nuk mund të them që e vendosin titullin kampion, por mendoj se do na vendosin në atë rrugë nëse marrim maksimumin në këto katër ndeshje.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!