Vllaznia në sulm, Aralica projektohet titullar

Vllaznia do ta nisë fazën e tretë të Abissnet Superiore me një transfertë delikate. Edhe pse shkodranët i kanë fituar të dyja takimet e para me Laçin përsëri ecuria e bardhezinjëve në javët e fundit e vështirëson objektivin e kuqebluve për të marrë tri pikë në transefertë.

Megjithatë Tomas Brdariç i ka idetë e qarta. Tekniku kroato- gjerman duket se sheh deri në detaje teksa gjatë seancave të fundit në ‘Reshit Rusi’-n e rikonstruktuar, ka kryer disa lëvizje që sipas tij mund të jenë efikase të dielën.

Kështu me jelek jo titullari janë parë lojtarë si Gjurgjeviç, Heriç, Mustedanagiç ndërsa Aralica, Viktor da Silva dhe Dianje kanë marrë pozicione titullari.

Vllaznia pozicionohet në vend të 4-ët me 30 pikë. Katër me pak se rivali i së dielës Laçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!