Abumejang: I lumtur që jam në Barcelonë

Ish-sulmuesi i Arsenalit Pierr Emerik Aubamejang nga sot është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelonës në La Liga.

Klubi Blaugrana pasi i uroi mirseardhjen lojtarit nga Gaboni përmes kanaleve zyrtare të klubit, i drejtoi mikrofonin për të marrë impresionet e para si një lojtar i Barçës.

Sulmuesi:

Jam shumë i lumtur që gjendem këtu dhe mezi po pres që të zbres në fushë. Ka qenë një ditë e gjatë, por tani jam këtu dhe kam dëshirë të luaj. Jam shumë i lumtur.

Barcelona është ndër klubet më të mëdha në botë dhe kjo ishe arsyeja që erdha këtu. Kam shumë eksperiencë pasi kam luajtur në Francë, Gjermani dhe Angli. Jam këtu për të ndihmuar ekipin dhe të jap gjithçka për këtë klub”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!