Uzuni dhe Arezo, dy goditjet e mëdha të Granadës

Mediat e huaja, jehonë kalimit të Uzunit te Granada në La Liga

Granada arrin dy goditje befasuese për sulmin shkruan sot TMW. Klubi spanjoll ka nënshkruar me Myrto Uzunin, një sulmues krahu shqiptar.

Beratasi shënoi 21 gola dhe dha 8 -të asiste në tridhjetë e një paraqitje për Ferencvarosh të Hungarisë. I dyti është Matias Arezo, një qendërsulmues i klasit 2002 i marrë nga River Plate Montevideo.

Për këtë të fundit u dogj konkurrenca nga Atletico Madrid. Sakaq për Myrto Uzunin firma në kontratë deri në 2025 ndërsa Arezo deri në 2026.

Ndërkaq nuk ka munguar falenderimi i klubit të Ferencvarosh për futbollistin shqiptar. Në një postim në Twitter, klubi hungarez shkruan: “Faleminderit për gjithçka Myrto“/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!