Karvajal: Ramos kampion i madh, Mbape i Realit

Mbrojtësi i Real Madrid dhe kombëtares iberike Dani Karvajal, ka dhënë një intervistë për ‘Onda Cero’, në të cilën ka trajtuar tema të ndryshme sportive të aktaluatetit.

Mbrojtësi i Realit foli edhe për momentin e ish-shokut të skuadrës Serxhio Ramos për të cilin mjeku francez tha se muskujt i janë dëmtuar pas 19 viteve karrirë:

Situata Ramos?“E kuptoj mirë se çfarë po ndodh me të, e di se si ndihet. Sergio është një luftëtar i lindur. Dhe ai do të kthehet në optimale; ai e meriton është një profesionist dhe do të doja që ai të luante kundër nesh”.

Mbape për Realin për verë? “Kontrata e tij është afër skadimit dhe ai mund të veshë fanellën tonë, por ai është një lojtar i PSG-së, dhe është kundërshtari ynë në Ligën e Kampionëve.Kështu që mendimi i vetëm është të përpiqemi ta frenojmë atë.”

Cilësitë e Ançelotit? “Trajneri është njëqind për qind transparent, shumë i sjellshëm. Ai duhet të marrë vendime që nuk mund të pranohen nga të gjithë. Por ai përpiqet t’u japë të gjithëve një shans.”

Vinicius? “Vini kishte thënë se golat do të vinin. Ai është stërvitur shumë dhe po e tregon këtë. Tani nuk po mendon vetëm për driblimin, është më konkret: ky është çelësi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!