Tirana për të mbajtur larg Kukësin, Vllaznia s’provë në Kamëz

Paqëndrushmëri në deklarata, tifozët e Tiranës në pikëpyetje për të mbështetur skuadrën në ndeshjen deçizive ndaj Kukësit.

Erga Kenga

Kastrioti- Vllaznia në 13:45 dhe Tirana- Kukësi në 16:45 dy takimet e sotme për javën e 18-të ose të fundit të fazës së dytë të Abissnet Superiore.

Kastrioti- Vllaznia në 13:45 (Kamëz)

Në Kamëz, krutanët me formacion të plotë. Edhe pse Edon Hasani sipas stafit në pikëpyteje. Vllaznia me prapavijën për tu ribërë. Dianje me leje, por në pikëpytje Adili. Për kartonë mungon Da Silva. Kastrioti i fundit në tabelë me 12 pikë, skuadra shkodrane e 4-ta me 27-të.

Do të gjykojë: Adrian Beqiri.

——————————

Tirana- Kukësi 16:45 ‘Air Albania’ Tiranë:

Supersfida e javës së 18-të zhvillohet në kryeqytet me dy kudrat e para të renditjes aktuale. Tirana e para me 37 pikë ndërsa Kukësi (bashkë me Laçin) i dyti me 31 pikë.

Bardheblutë janë të plotë me Orges Shehin që për mediat tha se ka ndonjë dilemë në vendosje. Sigurisht që Tirana pritet të jetë në majë me treshen Xhixha- De Silva-Seferi. Aty ku pikëpyetja vertitej te gjëndja e brazilianit.

Në anën tjetër Kukësi në mungesë të Tafas në portë (pezulluar për kartonë) do të nisë me Xhikën në portë dhe pjesën tjetër thuajse të plotë Kjo pasi Vasil Shkurtaj (sipas Longos) ka ende për të rekuperuar dhe mund të hidhet në fushë në fraksionin e dytë.

Gjyqtarët:

Kryesor: Fjorjan Lata (Durrësr) Arbër Zalla (Tiranë),Nuri Rrapaj (Patos). VAR: Juxhin Xhaja (Tiranë)

Klasifikimi pas javës së 17-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!