Shkurtaj një prekje një gol, Memelli: Dua të …kthjellohem

Abissnet Superiore, java e 17-të: Kukësi- Skënderbeu 1-0 (Shkurtaj 78′)

Si në një ëndërr, vlonjati Vasil Shkurtaj, pasi ka “zbritur” nga avioni kinez, në prekjen e parë, realizon një supergol.

Kukësi dhe të gjithë dashamirësit e skuadrës verilindore, pritet ta mbajë gjatë në kujtesë fitoren e sotme me Skënderbeun në Shkodër. Për javën 17-të Abissnet Superiore, skuadra e Longos, pas daljes me karton të kuq të portierit Tafas (36′) iu përvesh një pune mjaft të vështirë për të arritur te tri pikët. Aq determinante në betejën për kreun.

Dhe si në një ëndërr, vlonjati Vasil Shkurtaj, pasi ka “zbritur” nga avioni kinez, në prekjen e parë realizon një supergol.

Ndërkaq, “Ujqërit e Dëborës”, si rrallë herë javët e fundit, bien preh e neglizhencës dhe të rasteve të humbura. Sulmuesi i Skënderbeut Emanuel Mensah sikundër ndaj Laçit edhe në ‘scadere’ të sfidës së sotme, nga pak metra nuk arrin të shënojë.

“Aralica” i korçarëve por dhe situata të tjera të mundshme te Skënderbeu, duket se kanë shtyrë teknikun Migen Memelli të deklarojë pas ndeshjes se po sheh pozicionin e tij për të punuar me skuadrën. “Dua të kthellohem në 24 orë”, ishte fraza epike e teknikut./Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!