Arapi, rrokada e radhës me Martinin

Teuta do të drejtohet për herë të dytë si trajner nga Renato Arapi. Ky është lajmi i fundit që vjen në redaksi pas largimit të para pak orëve të Edi Martinit.

Dy muaj më parë teksa Martini largohej për herë të parë gjatë këtij sezoni nga Teuta, klubi shkruante:

Renato Arapi është trajneri i ri i KF Teuta.Klubi i Futbollit Teuta emëron në krye të pankinës blu ish kapitenin legjendar Renato Arapi. I shpallur 1 herë kampion i Superligës Shqiptare, 1 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 1 herë fitues i Superkupës me Ekipin e Teutës, Arapi ka shkruar një pjesë të historisë së bluve.

Renato Arapi ka qenë së fundi në krye të Teutes në rolin e drejtorit teknik dhe gëzon besimin e plotë të presidentit, klubit dhe skuadrës për të marrë zyrtarisht drejtimin. Një zgjedhje brenda familjes për të synuar objektivat sezonalë. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të rradhës ditën e hënë”.

Pritet të vijë dhe zyrtarizimi i dytë por kjo ngjan me një rrokadë super të veçantë në një klubi futbolli. Për nga emrat dhe kohezioni./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!