Sot/ Dinamo-Tirana, sfida në ‘acar’

Dueli i sotëm, i katërti sezonal Kupë- kampionat, vendos përballë klubet me më shumë trofe në Shqipëri.

Në acarin e mbrëmjes me start orën 19:45, në ‘Air Albania Stadium’, sot sfida e fundit e javës së 17-të Abissnet Superiore. Përballë në derbin numër 141 Dinamo- Tirana.

Vigjilja sportive te të dy kampet ofron shumëçka. Që nga kontigjenti thuajse i plotë te klubet e famshme të kryeqytetit deri te deklaratat e teknikëve respektivë.

Te Dinamo, Çinedu me Omicron, e ka të pamundur të jetë në dispozicion të Shkëmbit. Sikurse do të nisë nga stoli Rexhinaldo. Formacioni me shumë gjasë ai i fundit teksa blutë fituan 0-1 ndaj Kukësit.

Në anën tjetër Tirana e plotë. Janë rikthyer të gjithë dhe Shehi do të ketë mundësinë t’i dhurojë debutimin zyrtar brazilianit Devid De Silva.

Ndërkaq Dinamo- Tirana janë ndeshur këtë edicon tri herë. Në Kupë dy takimet (2-0 dhe 0-2) nuk mjaftuan për të njohur skuadrën çerekfinaliste. Penalltitë i dhuruan këtë biletë bluve të Bledi Shkëmbit.

E kundërta ngjau fazën e parë në kampionat. Tirana triumfoi thellë 4-0. Sot përballja e 4-t ndërsa në program janë dhe ato të fazës së tretë dhe të katërt. Kjo ndeshje i është besuar për gjykim, ndërkombëtarit nga Lezha, Eldorjan Hamiti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!