Hadroj, foto e parë me Partizanin

Radha e Andi Hadrojit, për tu zyrtarizuar te Partizani. Pukjani 22 vjeçar vjen nga Bylis.

Partizani pasi i dha udhë Ilir Dajës dhe “shpurës” që nuk ia zbardhi dot faqen në 15 javët e luajtura të vitit të kaluar, e ka nisur mbarë 2022 teksa fitoi 0-3 në Rrogozhinë me vendasit e Ramadanit.

 Sakaq në dritaren e merkatos aktuale ka gjetur akordin dhe prezantuar (disa) lojtarë si Sherif Kallaku, Xhuliano Skuka, Masanga Matondo, Fernando Augusto, Eneo Bitri, Fernando Augusto (Fernandinjo), sot radha e Andi Hadrojit, për t’u zyrtarizuar.

Pukjani 22 vjeçar me eksperiencë të shkurtër te Laçi në Superiore, vjen nga Bylis dhe ka firmosur për dy vite e gjysëm.

Evidente: Largimet te të kuqtë janë disa: Andrija Filipoviç, Lukas Kardozo, Filip Gligorov, Ergys Kaçe dhe Emiljano Musta. Gati të largohet dhe mbrojtësi elbasanas Dajan Shehi.

Postimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!