Lëvizjet në merkato, Kukësi në shënjë, Partizani…

Kukësi ka kryer merkaton më të spikatur deri tani në këtë driatre të janarit. Vasil Shkurtaj mbetet goditja e vitit ndërsa edhe Emiljano Musta e Filip Gligorov, dy të ikurit nga Partizani, janë vlerë e patjetërsueshme futbolistike. Pa shtuar këtu afrimin eventual të Jorgo Pëllumbit apo ndonjë tjetri.

Ndërkaq Partizani dje zyrtarizoi Fernandinjon. Pas Kallakut, Bitrit, Hadrojit dhe Skukës, braziliani shihet si një lojtar që do rrisë nivelin e cilësisë te të kuqtë.

Fernando Augusto (Fernandinjo) vjen pas eksperiencës në Maqedoninë e Veriut te Pelister dhe së fundi te Makedonija GjP. Sipas njoftimit të klubit, drejtuesit dhe 28-vjeçari latin kanë firmosur kontratën deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!