Merkato e bllokuar, Frashëri dhe Alii prezantohen në Korçë

Erlis Frashëri dhe Rahmin Alii, prezantohen si përforcimet e radhës te Skënderbeu. Nuk dihet nëse kjo procedurë përkon me heqjen e embargos së merkatos së bllokuar te korçarët apo thjesht duhej të prezantoheshin.

Megjithatë mbrojtësi Frashëri teksa u bë i njohur vite më parë te Kamza e quan rikthimin në shtëpi si një detyrim ndaj bashkqytetarëve të tij.

Së bashku me veteranin e kthyer nga Drenica, u paraqit edhe Rahmin Alii.

Frashëri:

“Rikthim pas shumë vitesh te Skënderbeu, erdha te shtëpia ime, te qyteti im i dashur. Ne e dimë se Skënderbeu është një ekip i madh në Shqipëri. Erdha të jap më të mirën time dhe ta çojmë Skënderbeun sa më lart.

Jam ambientuar shumë mirë me ekipin. Shoh djem të rinj që luajnë me shpirt. Nuk mund të them se Skënderbeu do të jetë për mbijetesë, ne i dimë vlerat e ekipit dhe të lojtarëve që kemi dhe do të japim maksimumin”, tha Frashëri mes të tjerash.

Ramin Alii:

“Unë kam qenë te të rinjtë e Shkëndijës dhe më pas te klubi i Shkupit, ku kam luajtur edhe disa ndeshje. Tani mendoj se për një të ardhme më të mirë të firmos për Skënderbeun. Shpresoj të eci mirë”.

“Kam nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe pastaj të shohim. Unë luaj si mesfushor, me këmbën e majtë, në të gjithë pozicionet e mesfushës. U binda nga projekti. Kam parë se luajnë me lojtarë të rinj dhe mendoj se mund të bëj diçka këtu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!