Huazimet, FIFA vendos rregulla strikte

FIFA ka prezantuar një rregullore të re për marrëveshjet e huazimeve të lojtarëve, duke përfshirë edhe vendosjen e një limiti të lojtarëve që mund të huazohen nga klubet.

Nis kuadri të ri rregullator për huazimet e lojtarëve është një tjetër hap i rëndësishëm në kuadrin e reformës më të gjerë të sistemit të transfertave, procesi i të cilit filloi në vitin 2017. Fillimisht e planifikuar të fillonte në korrik 2020, zbatimi i rregullave të reja duhej të vonohej si pasojë e pandemisë COVID-19”, thotë FIFA.

Rregullat që duhen zbatuar për huazimet:

Zhvillimi i lojtarëve të rinj.

Promovimi i ekuilibrit konkurrues.

Parandalimi i grumbullimit të lojtarëve.

Kërkesa për një marrëveshje me shkrim që përcakton kushtet e huazimit, në veçanti kohëzgjatjen dhe kushtet financiare.

Një kohëzgjatje minimale e huazimit, duke qenë intervali midis dy periudhave të regjistrimit dhe një kohëzgjatje maksimale e huazimit që është një vit.

Ndalimi i rihuazimit të një lojtari profesionist i cili tashmë është i huazuar në një klub.

Një kufizim të numrit të huazimeve brenda një sezoni ndërmjet të njëjtave klube. Një klub mund të ketë maksimum tre profesionistë të huazuar në një klub të vetëm.

Një kufizim në numrin total të huazimeve të një klubi në sezon.

Periudhë kalimtare nga 1 korriku 2022 deri më 30 qershor 2023, për të nisur zbatimi teksa një klub mund të ketë maksimum tetë lojtarë të huazuar.

Nga 1 korriku 2023 deri më 30 qershor 2024, zbatohet i njëjti konfigurim, por me një maksimum prej shtatë profesionistësh.

Në fund, nga 1 korriku 2024, do të zbatohet i njëjti konfigurim, por i kufizuar në një maksimum prej gjashtë profesionistësh.

*Lojtarët 21 vjeç ose më të rinj dhe lojtarët e stërvitur nga klubi do të përjashtohen nga këto kufizime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!