Sulovari huazohet te Besa, rekuperohen…

Te Laçi situata me problematikën e mungesave ndaj Skënderbeut duket se është lënë pas. Sot në seancën përgatitore i gjithë grupi ishte në dispozicion të stafit teknik me Josën në krye.

Ignjatoviç, Malota dhe Shehu u përfshinë në grup duke i dhënë ‘fuqi’ skuadrës e cila javën e 17-të do ta luajë sërish në transfertë.

Ndërkaq merkato e bardhezinjëve pëson sërish një lëvizje. Pas afrimit të Akiniemit dhe huazimit të Saliut nga Lokomotiva Zagreb, sot Laçi ka huazuar Solovarin deri në fund të sezonit te Besa e Kavajës.

Aty ku ditë më parë me të njëjtin status u vendos edhe Arbër Deliu. Sakaq, Ilirid Ademi larguar dhe Arbër Deliu, Arbër Bytyqi, Fatmir Prengaj dhe Henri Sulovari, janë futbollistët që u huazuan gjatë janarit (deri tani). /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!