Sot/ Dueli Kukësi- Dinamo dhe polemikat e…Shkëmbit

Në 16:45 në ‘Elbasan Arena’, Kukësi- Dinamo mbyll javën e 16-të.

Superiorja nisi fundjavën e kaluar me javën e parë të vitit kalendarik ndërsa sot, me shkakun e infektimëve të shumta me Omicron te Kukësi, tashmë të lënë pas, do të zhvillohet ndeshja e fundit e javës së 16-të.

Në fushë në ‘Elbasan Arena’ me fillim orën 16:45, Kukësi- Dinamo. Një duel i cili pritet të jetë i ndezur nga fillimi deri në fund. Përpos afrimëve të shumta te Dinamo teksa Lilaj, Deninson pse jo dhe Rexhinaldo pritet të ‘balancojnë’ duelin, deklaratat e trajnerëve respektivë, nxisin kërkesën e llogarisë për të fituar.

Në fakt, Kukësi i dyti në tabelë, duket më i kolauduar dhe lëvizjet te verilindorët janë më të reduktuara. Longo e di mirë se vetëm fitorja e afron ndjeshëm me Tiranën. Musta i afruar i pezulluar nga kartonët, pritet firma me Vasil Shkurtajn.

Te blutë e kryeqytetit, janë të orientuar akoma më shumë drejt pikëve maksimale. Veç polemikës me Longon: “Është mësuar të shohë filma me partizanë’, Shkëmbi preçizoi dje në konferencë: ‘Dinamon nuk e kënaq një pikë’. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!