Kukësi sheh larg, më parë llogaritë me Dinamon

Drejtori sportiv Pero Pejiç dhe ndihmësi i Longos te Kukësi, Amedeo Di Late, ndoqën në tribunë Tirana- Vllaznia.

Parqitja e dobët e bardhebluve ka ‘entuziazmuar’ drejtuesit verilindorë në tentativën për ta mbërritur skuadrën e vendit të parë. Nesër në 16:45 luhet Kukësi-Dinamo por pas Skënderbeut, në radhë Tirana- Kukësi…

Ndërkaq:

Në një postim të fundit, Kukësi njofton në rrjete, se ka mbyllur seancën e fundit përgatitore në Durrës dhe është grumbulluar një një hotel për të qenë gati nesër.

Verilindorët luajnë të mërkurën si pritës në Elbasan Arena’ ndaj Dinamos për javën e 16-të. Një ndeshje e prapambetur për shkak të pozivitetit me koronavirus të disa lojtarëve të Longos.

Klubi shkruan se veç Emiljano Mustës (kartonë), të tjerët janë gati. Sqarohet zyrtarisht se dhe futbollistët e koviduar janë kthyer negativë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!