Dinamo prezanton blerjet, Lilaj…

Deninson Silva, Artur Rexhinaldo dhe Sabien Lilaj, prezantohen nga Dinamo. Të tre futbolistët e ardhur gjatë janarit te blutë u paraqitën para mediave nga drejtori i përgjithshëm i Dinamos Ermal Barushi. Barushi prezantoi edhe ndihmësit e Shkëmbit, Bledar Devollin dhe pregatitësin atletik Orjand Abazajn.

Skuadra e Ardian Bardhit ende nuk ka zyrtarizuan qëndren e re sportive për të cilën vetë drejtoiri tha se klubi është në tratativa të vazhdueshme.

Numri dy i klubit 18 herë kampion të vendit shtoi se skuadra me përforcimet e fundit do të synojë të rimëkëmbët me shpejtësi pasi skuadra nuk ka pikët e nevojshme për të qëndruar e qetë në Abissnet Superiore.

Ndërkaq, të mërkurën të tre lojtarët e prezantuar sot, mund të aktivizohen ndaj Kukësit në ‘Elbasan Arena’. Edhe për Deninson ka ardhur konfirmimi në klub se nuk ka asnjë pengesë zyrtare. Pritet kamerunasi Olivier Kingue. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!