Afron java e 16-të, ndryshimet janë…disa

Superiorja me formatin e saj me 10 skuadra, do të rikthehet të luajë të shtunën ndeshjet e futbollit, të parat për vitin kalendarik 2022.

Dy takimet e para të javës së 16-të, i përkasin çifteve Skënderbeu- Laçi dhe klasikja e futbollit shqiptar; Tirana- Vllaznia.

Sipas Sektorit të Garave në FSHF, java ka pësuar ndryshime dhe pas kërkesës së Kukësit për ta spostuar duelin me Dinamon janë vendosur data dhe orare të reja.

Ndryshon edhe orari i sfidës Skënderbeu- Laçi i cili paraprakisht ishte caktuar të luhej të shtunën në 13:45. Vendosja e re po të shtunën por në orën 16:45.

Ndeshjet e javës së 16-të Abissnet Superiore:

15 janar 2022

Skënderbeu- Laçi 16:45 (Korçë)

Tirana- Vllaznia 19:45 (Air Albania Stadium)

16 janar 2022

Egnatia- Partizani 13:45 (Rrogozhinë)

Kastrioti- Teuta 13:45 (Kamëz)

19 janar 2022

Kukësi- Dinamo (Kukës) /Sportiim.al/

Klasifikimi pas javës së 15-të:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!