Kaçe përfundon te U21 e Partizanit

Klubi në revolucionarizim në stafe dhe kontigjent. Pas afrimëve të deritanishme dhe atyre që janë piketuar si përforcim gjatë janarit, Ergys Kaçe del tepër…

U kuptua thjesht kur për Ergys Kaçen nisën të flisnin për dëmtime dhe rekuperime. Te Partizani i Dajës çështjet me lojtarë të caktuar nuk kanë reshtur asnjëherë dhe pas Alban Hoxhës ishte radha e korçarit.

Por edhe pas largimit të teknikut Daja, klubi duket se nuk ka në plane 28-vjeçarin me të kaluar sportive në kampionatin helen dhe atë Kuqezi.

Megjithatë Kaçe me gjasë nuk ka pranuar prishjen e kontratës me mirëkuptim ndaj klubi i kuq ka gjetur zgjidhjen e zakonshme duke e dërguar të stërvitet me skuadrën e U21. Një situatë aspak e qetë për palët…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!