Poçetino veton për Ramos, Lioni pa Shaqirin

Trajneri i PSG-së Mauricio Poçetino ndërsa foli pas ndeshjes së barazuar të dielën me Lionin 1-1 tha se ekipi i tij ishte më mirë se kundërshtari.

Eventualisht diferenca me vendin e dytë në Ligë 1 i jep qetësi argjentinasit i cili ka luksin të mos aktivizojë edhe kampionë bote si Serxhio Ramos. Për këtë manovër të tij ai u pyet në konferencë.

“Ramos në pankinë? Konkurrenca është e madhe për të gjithë, ai është mirë dhe shpresoj se mund të luajë ndeshjet e ardhshme: ishte zgjedhja ime që të mos e lë të luajë sot.”

Ndërkaq edhe Xherdan Shaqiri ishte jashtë formacionit të Lionit. Gjilanasi pati probleme shëndetësore por javët e fundit ka kryer seancë të rregullt me francezët e Lion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!