Alarm te Kukësi, 10 të infektuar

Kukësi kaplohet keqazi nga COVID-19 teksa klubi njofton se 7 futbollistë dhe 3 antarë të stafeve, janë pozitiv. Në kushte të tilla Kukësi i ka kerkuar FSHF-së shtyrjen e ndeshjes me Dinamon…

-KOMUNIKATË PËR SHTYP-

Pas kthimit të ekipit nga pushimet, ku shumë futbollistë kanë udhëtuar jashtë vendit, klubi është kujdesur që futbollistët dhe stafi teknik, të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të mos rrezikojnë shëndetin e të tjerëve.

Në kushte të tilla, klubi ka kryer 3 herë testime të Covid 19 dhe kane rezultuar të prekur 7 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit teknik. Njëkohësisht, janë edhe disa futbollistë të dyshuar duke qenë se jetojnë në një banesë me të prekurit dhe kanë kontakt të vazhdueshëm.

Në kushte të tilla, të prekurit por edhe të dyshuarit, janë karantinuar në banesat e tyre duke shmangur kontaktin me pjesën tjetër të ekipit megjithatë, të tjera teste do të kryhen ditë pas dite.

Sipas kalendarit, skuadra do të zhvillojë të shtunën e datës 15/01/2022 ndeshjen ndaj Dinamos, por në kushte të tilla nuk mund të flitet për një ndeshje normale futbolli. Klubi ka kërkuar në rrugë zyrtare në FSHF shtyrjen e ndeshjes ndaj Dinamos, duke qenë se organika e ekipit është e cunguar por njëkohësisht rrezikohet shëndeti i skuadrës sonë por edhe ekipit kundërshtar.

Zyra për shtyp
FK Kukësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!