Valdet Rama mbyll me Mepen

Drejtuesit: “Patëm një lojtarë me përvojë dhe shumë krijues, Dëmtimi…”

Ish- futbollisti kuqezi Valdet Rama mbyll kontratën me Mepen në Gjermani. Shkak bëhët përfundimi i kontratës por Rama vuajti gjatë një dëmtim që e penalizoi të kontribonte për skuadrën.

Me skuadrën e Ligës 3 e cila aktualisht pas 20 javëve gjëndet në vend të dytë (bashkë me Braushvejg) teksa ngjitja duket më pranë se kurrë, ish mesfushori i Kukësit, arriti të luajë 53 takime, shënoi 9 gola dhe dha 5 asiste.

Menaxheri i sportit të SVMepen, Heiner Beckmann tha: “Kishim një lojtar me përvojë dhe shumë kreativ në radhët tona. Fatkeqësisht, për shkak të dëmtimit të tij, Valdet Rama nuk u rikuprerua këtë sezon. Falënderojmë Valdetin për angazhimin e tij dhe i urojmë çdo të mirë private dhe sportive.”

Trajneri i Mepen, Rico Schmitt: “Unë gjithashtu dua të falënderoj Valdetin për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij besnik. I uroj Valdet privatisht dhe sfidën e tij të re sportive.”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!