Dortmund ultimatum Halandit, shpjegohu…

Duket se Borusia Dortmund i ka vendosur një lloj ultimatumi sulmuesit norvegjz Erling Haland, duke i kërkuar që të bëjë një zgjedhje për të ardhmen e tij deri në fund të shkurtit.

Kështu shkruan tabloidi gjerman Bild, duke cituar burime pranë klubit verdhezi. Sipas gazetës, klubi gjerman do të ishte i gatshëm të bënte përpjekje të mëdha financiare për të vazhduar kontratën me sulmuesin e tij, me kusht që ai të vendosë menjëherë për vullnetin e tij.

Sipas Bild, për ta mbajtur atë në Dortmund, Borusia do të ishte e gatshme të dyfishonte pagën e tij, duke e çuar atë në 16 milionë euro në vit dhe sponsori zyrtar i klubit, Puma, mund të shtojë deri në tetë milionë euro bonuse shtesë. Marrëveshja e Haland me Nike është drejt skadimit dhe Puma do të donte të ‘rrëmbejë’ norvegjezin.

Aktualisht sulmuesi 21-vjeçar ka një kontratë që skadon në vitin 2024 dhe për këtë verë ai ka një klauzolë lirimi prej 75 milionësh. Ndërkaq dy ekipet nga Mançesteri në Premier dhe Reali i Madridit në La Liga janë kandidatët kryesorë për të përfituar sherbimet e slumuesit. Nga ana tjetër agjenti i tij, Mino Raiola, ishte takuar pak ditë më parë edhe me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!