La Liga nis me tre derbe, kaosi me infektimet…

Real Madridi kryesues do të luajë në periferi të Madridit ndaj Getafe-s me lajmin e mirë se kapiteni i kombëtares kroate Luka Modriç rikthehet në skuadër pas izolimit nga 14 deri më 24 dhjetor për shkak të infeksionit me koronavirus.

Ndërkohë në Madrid ka një tjetër derbi dhe ai i përket Atletiko- Vajekano e cila vjen në 16:15. Nëse mbetemi te derbet një tjetër i tillë vjen nga zona baske aty ku Alaves do presë Sociedadin. Betis- Selta po në 18:30-të.

Mbyll në mbrëmje Majorka- Barça me Ksavin që ka një grup mjaft të cunguar futbollistësh në dispozicion.

Ndeshjet e sotme në La Liga, Java e 19-të:

Getafe- Real Madrid, 14:00

Atletiko Madrid- Vajekano,16:15

Elce-Granada, 16:15

Alaves- Real Sociedad, 18:30

Betis- Selta, 18:30

Majorka- Barcelona, 21:00 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!