I panjohur në Madrid, Hazard drejt Londrës

Reali drejt revolucionit, Hazard, Isko, Marselo e Bejl në listën e nxehtë të largimëve.
Mbeti i panjohur te Real Madrid. Që kur Florentino Perez harxhoi afro 117 milion euro për ta marrë nga Çelsi në verën e vitit 2019-të Eden Hazard me paraqitjet e dobëta është bërë i padëshirueshëm në Shtëpinë e Bardhë.
Për më tepër Karlo Ançeloti teksa ka gjetur modalitetet fituese te Reali, dëshiron të heqë qafe numrin e tij 7-të.
Dhe është pikërish Çelsi ai që mund t’i bëjë nder madrilenëve. Sipas mediave në ishull, skuadra e Tuhel ka gati një ofertë të re për belgun 30 vjeçar.
Me të gjithë kundër qëndrimit në Madrid, largimi i Hazard në 2022-in duket punë e mbaruar. Në tri sezone shumë dëmtime dhe vetëm tre gola. Pas pak ditëve (7 janar) mbush 31 vjeç.