Uest Hem fiton derbin dhe sheh nga Champions

Ndeshja e fundit e ditës për javën e 21-të në Premier Ligën e Anglisë ishte ajo mes Kristal Palasë dhe Uest Hem. Në këtë derbi të Londrës skuadare David Mojes i bëri mjaft mirë detyrat pasi në fundin e pjesës së parë arriti të siglonte 0-3.

Dy herë Lanzini (njërn me penallti) dhe xhamajkani Antonio autorët e golave. Në të dytën skuadra vendase e të rikthyerit Patrik Vierira (pasi kaloi COVID-19) arriti të gjente dy herë golin me Eduard (83′) dhe Olise (90′) por pa mundur të merrte qoftë një pikë.

Uest Hem vendi i 5-të 34 pikë, Palasë i 11-ti me 23. Nesër radha e skuadrave të tjera me kulminacionin e orës 17:30 Çelsi- Livepul.

Ndeshjet sot:

Arsenal- Mançester Siti 1-2

Uatford- Totenhem 0-1

Kristal Palasë- Uest Hem 2-3 /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!