Shuhet ikona e RTSH, Vladimir Grillo

Ndahet nga jeta njëri nga ikonat e gazetarsisë sportive shqiptare Vladimir Grillo. Ish- komentatori numër 1 i eventeve sportive në RTSH për dekada të tëra, shuhet në moshën 74 vjeçare.

Me një fjalor të pastër e të gjetur sportiv, gërshetuar me profesionalizimin sportiv, ‘Ladi’ i dha shkollës së komenteve në ekran por dhe në shtypin e shkruar sportiv mendësi dhe filozofi bashkëkohore.

Grillo mbaroi Institutin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi në vitin 1969. Që nga viti 1970 punoi në RTSH për të qëndruar aty deri në fund të jetës.

Më 2 korrik 2020, Presidenti i Republikës Z. Ilir Meta dekoroi Vladimir Grillon me Titullin “Mjeshtër i Madh”. Motivacioni: “Për kontributin dhe vlerat e veçanta në përcjelljen me cilësi të veprimtarive sportive, duke promovuar arritjet në disiplina të ndryshme sportive, si një komentator sportiv i spikatur në Radio-Televizionin Shqiptar, me vlera estetike e qytetare”.

Lajmin për humbjen e madhe të familjes Grillo e ka dhënë njëri nga kolegët më të hershëm të Grillos, gazetari i RTSH-së Defrim Methasani.

Postimi:

Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!