Hera e parë, Lana takon Sampdorian, tre të infektuar

Sot u fotografua për herë të parë te skuadra me statusin e presidentit të klubit.

Marko Lana, vizitoi Sampdorian pikërisht në ditën e kontrolleve dhe vaksinave për kampin xhenovez. Kreu i ri i Sampdorias u transferua në “Mugnaini” të Bogliaskos, ku përshëndeti trajnerin Roberto D’Aversa, stafin dhe lojtarët, të cilët ishin të zënë me angazhime individuale dhe analiza serologjike.

Dy anëtarë të stafit dhe një futbollist, rezultuan pozitiv me COVID-19. Anëtarët e ekipit dhe futbolistët më tej iu nënshtruan dozës së tretë të vaksinës në Qendrën e Vaksinave të Spitalit Poliklinik “San Martino”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!