Atletiko kaplohet nga COVID-19, Simeone dhe…

COVID-19 pushton totalisht La Liga-n. Pas 6 rasteve të mëparshme dhe 4 të ditës së djeshme te Real Madrid, situata u bë e njëjtë te Barcelona e cila raportoi 7 raste infektimesh.

Sot një tjetër klub i madh në Spanjë Atletiko Madrid ka shkruar se COVID ka prekur disa drejtues dhe futbollistë të klubit nga Madridi.

Pas Krishtlindjeve, e gjithë skuadra e teknikut Simeone dhe anëtarët e klubit i janë nënshtruar testimeve PCR.

Dhe sikundër bëhët e ditur nga klubi, përgjigjet kanë dalë shqetësuese.

Vetë trajneri Simeone, dhe futbollistët Koke, Grizman, Herrera dhe Zhoao Feliks kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Të gjithë janë asimptomatikë dhe të izoluar në shtëpitë e tyrekonformë rregullave me udhëzimet e autoriteteve shëndetësore spanjolle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!