Klop me Omicron, Arteta për herë të dytë

Liverpul ka konfirmuar se trajneri Jurgen Klop do të humbasë ndeshjen e madhe të Premier Ligës kundër Çelsit të dielën.

Mikel Arteta ishte trajneri i parë në Premier League që u infektua me COVID-19 afro dy vite më parë. Sot 39 vjeçari ka munguar te stoli i Arsenalit ndaj Sitit pikërisht për faktin e infektimit të radhës me infeksionin famëkeq.

Por një tjetër trajner i pjacës së lartë preket nga Omicron në ishull.

Testet e zhivilluara gjatë ditës së sotme kanë evidentuar se dhe Jurgen Klop i Liverpulit dyshohet se është pozitiv. Ende pa dalë përgjigja zyrtare, ai u vendos menjëherë në izolim.

Te Liverpul ka disa raste me infektim ndërsa sot klubi tha se vetë gjermani i stolit të Reds kishte shfaqur simptoma të lehta me dozë të fortë dyshimi për infektim./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!