Reali në kaos, 4 titullarë të infektuar

Pas 6 rasteve të mëparshme, sot tamponët pikasin dhe 4 të tjerë.

Të bashkuar dje pas festave të Krishtlindjeve, lojtarët e Real Madridit iu nënshtruan një raundi tamponësh për COVID-19. Në fund të përgjigjet nuk kanë rezultuar aspak të mira pasi katër prej tyre, sipas asaj që thotë klubi, dha një rezultat pozitiv.

Ata janë Kamavinga, Valverde, portieri Kurtua dhe Vinicius. Dy të fundit, portieri belg dhe braziliani sipas deklarimit të klubit janë asimptomatike. Të katër futbollistët u infektuan me virusin gjatë ditëve të pushimit, të cilat ata i kaluan në vende të ndyshme të botës.

Kurtua i kaloi në Dubai, Valverde (pozitiv për herë të dytë) në Argjentinë dhe Vinicius në Miami, ku asistoi edhe një ndeshje të Miami Heat në NBA. Nesër këta lojtarë do t’i nënshtrohen një tjetër testi, molekular./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!