Tri humbje, Lajpcig shkarkon trajnerin

Pas vetëm 5 muajsh Lajpcig në Bundesligë, merr vendimin për të shkarkuar trajnerin Zhese Marsh.

Klubi ndodhet në vendin e 11-të në Bundesligë ndërsa pas humbjes 2-1 ndaj Union Berlin, e treta radhazi për ekipin e Red Bull, situata bëhët fatale për teknikun 48 vjeçar.

Për më tepër, Lajpcig ka dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Aktualisht ndodhet në vendin e tretë në grup duke i dhënë vetëm mundësinë për në raundin kualifikues të Europa League.

Sipas klubit, ndihmësi Ashim Bierlorzer do të drejtojë skuadrën në daljen e fundit të fazës së grupeve në Champions League në program ndaj Sitit këtë të martë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!