Memelli: Izolojmë Dinamon, tentojmë tri pikë

Migen Memelli ai që i ka kthyer disi qetësinë Skënderbeut, kërkon të imponohet me të tijtë ndaj Dinamos nesër në ‘Elbasan Arena’. Duke folur sot para mediave tekniku ndër të tjera ka deklaruar:

A mendoni se viti 2021 ishte ashtu siç e menduat me Skënderbeun?

“Mund të kishim pikë më tepër, nga performanca që kemi bërë gjithë këto javë, por është një çështje e së kaluarës dhe skuadra ka nxjerrë mësim nga ndeshjet e para. Kemi dhe ndeshjen me Dinamon për të tentuar të marrim më të mirën.”

Dinamo afër jush, çfarë do të thotë?

“Skuadër cilësore në përbërjen e saj, kjo është një çështje e stafit të tyre. Nuk e di nëse pikët kanë qenë fat apo cilësi. Do të marrim masat tona për të bërë izolimet tona, dhe kam bindjen që lojtarët që do hedhim në fushë do të bëjnë mirë. Do vijmë për 3 pikë nesër pavarësisht mungesave.

Sistemi do të jetë po i njëjtë dhe me bindje të thellë që këtë hap të fundit  ta bëjmë të sigurt. Të shkojmë me pushime të qetë. Rikuperimi është rreth 25 ditë ka kohë për një mini fazë përgatitore.”

Dinamo pret Skënderbeun për të rikuperuar?

“Shpresoj të mendoj kështu, ko është çështje e tyre, ne jemi përballur në çdo fushë si të barabartë. Skuadrat bëjnë mirë brenda dhe jashtë. Elbasan Arena është një fushë e mirë në të cilën kemi bërë performanca të mira. Është një ndeshje e vështirë në të cilën do të bëjmë maksimumin. I shikoj lojtarët që mendojnë se mund t’i marrin kampionatit më shumë.”

Merkato?

“Të mbarojmë këtë ndeshje dhe më pas do të diskutojmë me presidentin. Me rëndësi është të përforcohemi në çdo repart të fushës me përjashtim të portës sepse kemi portierë të mirë. Kampionati është i gjatë dhe në këtë pikë do ti bëjë mirë skuadrës sepse do rritet konkurrenca.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!