Samiti Global i FIFA-s, asiston Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë ditën e sotme në Samitin Global të FIFA-s, “E ardhmja e Futbollit”. Në këtë samit, që në kushtet e ndikuara nga Covid-19, u zhvillua online dhe në të cilin ishin të pranishëm 211 Federatat anëtare të qeverisë së futbollit botëror, u prezantua studimi i fizibilitetit mbi organizimin e kompeticionit të Kupës së Botës për meshkuj dhe femra në ҫdo dy vite.

Studimi që u prezantua ditën e sotme, vjen pas mandatimit të administratës së FIFA-s në Kongresin e 70-të të saj. Në këtë samit ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të federatave anëtare u diskutua mbi skenarët e ndryshëm si dhe impaktin që mund të ketë në futbollin botëror ky propozim.

Nga janari i vitit të ardhshëm, FIFA do të vazhdojë me konsultimet në nivel Konferederatash dhe grupime Federatash anëtare për të bërë një prezantim të detajuar të studimit. Synimi i këtyre takimeve është diskutimi mbi rreziqet dhe përfitimet që mund të paraqesë një ndryshim kaq madhor në futbollin botëror. /FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!