Aguero i jep lamtumirën futbollit mes…lotësh

Lumë mesazh nga Siti, Atletiko dhe Argjentina për ish sulmuesin e famshëm që sot në një konferencë sublime, vari këpucët në gozhdë.

Argjentinasi Kun Aguero, pas problemëve me shëndetin, dje paralajëmroi se pikërisht sot, do të merrte një vendim lidhur me vijimësinë ose jo të karrierës futbollistike në fushë.

Sulmuesi i Barcelonës është ngjitur në skenë ndërsa në start të konferencës është mbërthyer nga doza të larta emocionesh. Mbase dhe më tej…trishtimi.

Ish sulmuesi i Atletikos dhe Sitit, iu bashkua Barceelonës edicionin e kaluar për ti thënë sot mjaft futbollit efektiv. Prezent i gjithë ekipi i Barcelonës, por dhe ish trajneri Pep Guardiola.

Aguero:

“Kam ardhur këtu për të thënë se do të heq dorë përfundimisht nga futbolli”. Këto ishin fjalët e para të Kun Agueros njërit prej sulmuesëve më të spikatur në dekadën e fundit.

Është një vendim shumë i vështirë për mua dhe nuk e kam menduar kurrë se do të arrija në këtë pikë, ku gjithccka që kam dashur që kur kam qënë i vogël të më zhduket kështu në këtë mënyrë.

Një kohë shumë e vështirë, por gjithsesi jam shumë i lumtur. Gjëja e parë është shëndeti im, e dini pse e mora këtë vendim. Është për shkak të problemit që pata një muaj më parë. Isha në duart e mira të mjekëve, të cilët më thanë se ishte për të mirën. Vendimin e mora 10 ditë më parë. Bëra të pamundurën për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk kishte shumë.

Ëndrra ime ishte të luaja në Kategorinë e Parë dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të shkoja në Evropë. Dua të falënderoj Independiente, Atletiko Madrid, Mançester Sitin dhe Barcelonën. Të gjithë më kanë trajtuar shumë mirë. Dukshëm dhe kombëtaren e Argjentinës, e cila është ajo që unë dua.

Bëra gjithçka për të fituar. Faleminderit kolegëve të mi që më ndihmuan me këtë. Nuk e di se çfarë do të më presë në jetën tjetër, por e di që kam shumë njerëz që më duan dhe që duan më të mirën për mua. Dua të falënderoj edhe gazetarët, ata që më trajtuan mirë dhe ata që më kritikuan. Faleminderit të gjithëve, më kanë mbetur shumë gjëra të bukura.”

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!