Isko drejt Seviljes, Lopetegui e pret

29 vjeçari nuk u përfill nga Zidan e Ançeloti, gati largimi nga Reali.

Aventura e Iskos me Real Madridin tashmë është në fund. Siç raporton Sport, pas nëntë ditësh mesfushori sulmues spanjoll do të jetë i lirë të bashkohet me një klub të ri, pasi kontrata e tij skadon në qershor 2022.

Dhe ka një ekip që duket të jetë i interesuar: Sevilja e Julen Lopeteguit, një trajner që ka treguar gjithmonë vlerësim për ish-lojtarin e Malaga-s dhe Valencia-s.

Isko nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 21 nëntori dhe lamtumira duket vërtet e pashmangshme. Në dukje të gjithë teknikët e galaktikëve sikur e kishin bërë me fjalë. Isko në stol. Tani lojtari ska përse të qëndrojë. Sevilja e pret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!