Takim sekret Laporta- Raiola, objektivi Haland

Barcelona e re me në epokën pas Mesit edhe pas mbërritjes së Ksavit në timon, nuk është mbresëlënëse, përkundrazi. Eleminimi nga Champions League dhe performanca e dobët në La Ligaimponojnë një revolucion të domosdoshëm te Blaugranët.

Për të bërë një rikthim, duhen edhe lojtarë të një niveli më të lartë. Midis tyre, Barcelona duket se pëlqen Erling Haland dhe për ta parë në Camp Nou dëshira e klubit është që opercioni të mbyllet shpejt e norvegjezi të jetë në verë në dispozicion.

Në fakt, ka shumë klube që e duan: nga Mançester Siti te Çelsi, Bajern, Real Madrid etj. Sipas një versioni të Fabrizio Romanos, presidenti Laporta dhe Mino Raiola kanë kryer një takim Blic enkas për këtë lëvizje.

Një tjetër objektiv për Barcelonën mbetet Paul Pogba, i cili pas kaq shumë vitesh me Djajtë e Kuq mund të largohet përfundimisht nga klubi i Mançesterit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!