E hëna e dueleve të mëdha

Pas dy shenjave ‘1’ në takimet Kastrioti- Egnatia dhe Vllaznia- Skënderbeu, luajtur të dielën, sot radha dy sfidave të tjera të javës së 13-të Abissnet Superiore.

Në 16:45 në ‘Elbasan Arena’, Teuta- Kukësi ndërsa në ‘Air Albania Stadium’, me orën lokale 19.45, vjen derbi i kryeqytetit Partizani- Dinamo.

Durraskët kanë gjetur fitorën javën e kaluar ndaj Dinamos (0-1) duke iu kthyer rezultatëve pozitive por këtë radhë në të njëjtin impiant, do duhet të maten me Kukësin e Longos që ka treguar se është në gjëndje të prodhojë lojë e rezultate. Për Arapin nuk do të jetë i gatshëm Xhekson Ferrera (kartonë).

Te Kukësi situata pas humbjes me Laçin duket më e qetë. Stafi teknik e ka përgatitur grupin për betejën e radhës sportive ndërsa që dje ka udhëtuar drejt Elbasanit për të qënë gati. Grupi i plotë. Gjykon: Enea Jorgji

19:45, Partizani- Dinamo (Air Albania)

Partizani në takimin e sotëm me Dinamon pritët të gjenerojë forca për tu rikthyer te fitorja. Kështu shprehen te të kuqtë të cilët kanë mungesën e Gligorov por dhe të Damçevskit (ka mbyllur vitin kalendarik pas një operimi) si dhe të Kardozos. Ende nuk preferohet në portë Hoxha. Pjesa tjetër gati.

Ndërkaq renditja në tabelë, por dhe fakti që skuadra e Bledi Shkëmbit numëron 2 humbje radhazi, kushtëzon blutë të tentojnë fitorën. Do të mungojnë Aleksandër Isaevski (kartonë) si dhe portieri Romeo Harizaj (dëmtim). Gjykon: Kreshnik Bajramaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!