Premier, Bundesliga, La Liga dhe Seria A, programi ditor

Fokus anglez: Zherard kthehet si rival në ‘Anfield’ si trajner i Aston Vilës, Lukaku zëra për kthim në Seria A dhe Rangnik ndeshja e parë jashtë si menaxher i Junajtid…

Ndeshjet sot në kontinent, kampinatet elitare, janë të shumta. Në Premier League aty ku dhe spektakli mbetet i garantuar në “borë e në shi”, të mëdhatë në fushë.

Fillimisht, Siti teksa pret Uolves në 13:30. Më pas radha e Arsenal-Sauthempton (Xhaka- Broja përballë), Çelsi-Lids, Liverpul-Aston Vila . Të gjitha në 16:00. Mbyll Noruiç- Mançester Junajtid në 18:30.

Bundesliga luan 6 duele me takimin kryesor Lajpcig- Gladbah në program në 15:30. Bajerni pret Mainz ndërsa po sot edhe duelet Frajburg-Hofenheim,Hertha-Bielefild Bokum- Dortmund dhe Volfsburg- Shtutgart.

La Liga vjen me Espanjol- Levante (Bare- Bardhi, shqiptarët përballë në 14:00) Alaves-Getafe, Valencia-Elce dhe Bilbao-Sevilja.

Sakaq Seria A e cila nisi dje me derbin Xhenova- Sampdoria (1-3) sot ka në program 3 takime. Nis në 15:00 Fiorentina-Salernitana dhe më pas Venecia- Juventus (18:00) dhe në mbrëmje Udineze- Milan (20:45) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!