Kthehet Calja, kampioni i botës: Dua të Artë Olimpike

Sot me të medaljen e Artë në qafë dhe me flamurin kuqezi të Shqipërisë në dorë, shtermenasi 31 vjeçar, mbërriti në Rinas. Si triumfator.

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja fitoi medalje Ari në stilin e Shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes që zhvillohet në Uzbekistan. Ai shkoi vetëm një kilogram larg titullit kampion bote në dygarësh dhe shtytje, teksa u klasifikua në vendin e dytë.

Calja garoi në peshën deri në 73 kilogram dhe ia doli të ngjisë lart 156 kilogram në stilin e shkëputjes. Sot me të medaljen e Artë në qafë dhe me flamurin kuqezi të Shqipërisë në dorë, shtermenasi 31 vjeçar, mbërriti në Rinas. Si triumfator. Për “Supersport” tha:

Një arritje e jashtëzakonshme. Si ndiheni? Jam shumë i lumtur, pasi ishte një rezultat historik, me një medalje ari dhe dy argjendi, që vijnë për herë të parë për Shqipërinë. Normalisht kjo ishte dita e shqiptarëve dhe ndihem shumë mirë.

Çfarë mendove kur po garoje dhe arrite këtë rezultat? Mendova gjithë sakrificat që kam kaluar, karrierën time, familjen time dhe njerëzit me të cilët punoj, por edhe njerëzit që më kanë mbështetur, të cilët edhe i falënderoj.

Idhull i shqiptarëve falë mundit dhe sakrificës tuaj? Padiskutim dhe kur mendoj sakrificat, më vjen shumë mirë që më janë shpërblyer, megjithatë të shohim përpara.

Objektivi i radhës? E vetmja gjë që më ka ngelur pa u realizuar është të marr një medalje olimpike, që shpresoj ta arrij.

Ju dhemb fakti që nuk ia dolët në provën e fundit? Padiskutim që po, pasi aty ishte medalja e artë në dygarësh dhe njëkohësisht rekordi europian, por sporti e njeh edhe dështimin.

A ishte kaq i fortë kundërshtari? Sigurisht që po, pasi është medalist olimpik dhe doli i treti në Lojërat Olimpike, madje edhe atje ma mori po me një pikë, por ky është sport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!