Calja, testet çertifikojnë kampionin e botës

Sot kampioni i botës në shkëputje për sportin e peshëngritjes Briken Calja ka ndarë një lajm shumë të rëndësishëm për miqtë dhe ndjekësit e tij. Sipas postimit të tij në ‘Facebook’ ai ka kaluar me sukses testin anti-doping.

Shpesh sportet e forcës janë përfshirë nga rrëzime spektakolare teksa shembujt me sportistë nga Shqipëria në të shkuarën nuk kanë munguar. Këto teste të shtermenasit, treguan vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të Peshëngritjes:

“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit. Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, Calja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!