UEFA mbledh ekzekutivin, ‘Strategjia 2030’

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë mbledhjen e radhës më 16 dhjetor 2021 përmes video-konferencës. Në këtë mbledhje, ku do të marrë pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të diskutohet për Strategjinë e Futbollit 2030, përditësimin mbi zhvillimin e rregulloreve të Fair Play-it financiar, çmimet e UEFA Grassroots, kompeticionet e Futsallit dhe Rregulloret Mjekësore të UEFA-s (edicioni 2022).

Për shkak të kufizimeve lokale të imponuara nga pandemia Covid-19 mbledhja do të zhvillohet online, ndërsa Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, do të dalë në një konferencë për shtyp në ora 13:30 pas përfundimit të mbledhjes.

Të gjitha vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të komunikohen përmes një njoftimi zyrtar për media pas takimit.

Po më 16 dhjetor në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti i eliminatoreve të UEFA Nations League 2022/23, duke filluar nga ora 18:00. Edhe shorti do të zhvillohet online dhe pa prezencë fizike të përfaqësuesve të federatave anëtare të UEFA-s.(FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!