Kategoria e Parë spostohet të martën…

Sektori i Garave në FSHF, pasi ka ndryshuar kalendarin e javës së 13-të Abissnet Superiore, njofton në një material të shpërndarë për mediat se edhe inferiorët kanë pësuar ndryshime.

Shkaku sipas institucionit të futbollit, mbeten kushtet klimaterike.

Njoftimi:

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollin dëshiron të njoftojë klubet, tifozët dhe opinionin publik se për shkak të problemeve të krijuara nga moti me reshje të shumta në të gjithë territorin e vendit, java e 11-të e Kategorisë së Dytë do të spostohet për fundjavën e ardhshme.

Gjithashtu, ndryshime ka edhe në kalendarin e Kategorisë së Parë, me ndeshjet e javës që spostohen për tu luajtur ditën e martë. Ky vendim është marrë për të ruajtur cilësinë e garës duke parë situatën e motit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!