Tirana për të ruajtur kreun, Dinamo për ‘rehabilitimin’

Tirana-Kastrioti dhe Dinamo-Teuta sfidat e para të javës së 12-të Abissnet Superiore. Skuadra e Tiranës vjen në këtë takim pas fitores me Egnatian duke mbajtur ende kreun e renditjes i cili javët e fundit po kërcënohet nga Kukësi. Nuk do të ketë Xhixhën (mjeku i ka sugjeruar dhjetë ditë stop) por dhe Najdovskin e Përgjonin.

Për Kastriotin situata sa vijon e rëndohet me krutanët që humbën 1-6 në të 11-tën në Kamëz me Kukësin. Ekipi i Ramazan Ndreut, mbyll tabelën me 5 pikë. Megjithatë takimi i fazës së parë 1-1, dëshmon se rivaliteti por dhe mundësia për ta ndalur skuadrën e Shehit, ekziston.

Në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet dueli Dinamo-Teuta. Parë organikat respektive por dhe pozicionin aktual në tabelë, duket se para një supersfide të mirëfilltë. Blutë pas atij dështimi me permasa të rënda në Laç 5-0 për të bërë kthesën.

Ndaj Teutës e cila sikurse Dinamo, dhe ajo nuk po shkon mirë. Sot durrsakëve do t’i mungojë Asion Daja. Në anën tjetër Shkëmbi- Arapai pasi kanë ndarë trofe në fushë, një duel në role drejtimi. Teuta 5 javë pa fitore.

Java e 12-të Abissnet Superiore:

16:45 Tirana- Kastrioti (Air Albania)

16:45 Dinamo- Teuta (Elbasan Arena)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!