Arapi: Kemi entuziazëm, të dalim nga ngërçi

Renato Arapi trajneri i Teutës, tha sot se skuadra e tij do të duhet të dalë shpejt nga ngërçi ku gjëndet.

Madje ish-mbrojtësi me rol të ri te durrsakët, duke patur përballë ish-shokun e skudrës te Skënderbeu dhe ish- trajnerin te Teuta,(Shkëmbin) shton se të dyja skuadrat Teuta dhe Dinamo nuk janë mirë në ekonominë e pikëve.

Arapi:

Situata është shumë optimale. Nga ana e mungesave jemi të qetë, pasi kemi grupin e plotë përveç Dajës. Atmosfera është shumë e mirë, si unë dhe Bledi jemi mësuar me sfida të reja dhe besoj se do jetë një përballje e bukur.

Për të dyja ekipet është një situatë paksa e vështirë. Nuk mund të flas për Dinamon, por mund të flas për Teutën. Pavarësisht rezultateve jo të mira, në ekip mbizotëron entuziazmi dhe besimi çka na jep besim për ndeshjen e ardhshme.

Duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjet tona, për të rritur perfomancën në çdo ndeshje. Jemi munduar që të bëjmë pak ndryshime. Edhe nga mënyra e lojës, edhe në manovrat sulmuese. Jemi munduar të ndryshojmë diçka dhe shpresojmë që t’i bëjmë ato që kemi kërkuar.

Gjithë këtë periudhë kemi punaur në aspektin taktitk, në mbrojtje, por koha është e shkurtër dhe siç e thashë, ato 2-3 gjëra shpresoj t’i kemi memorizuar dhe t’i shfaqim dhe në fushë” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!