U takuan si miq, në fushë Josa bëri profesorin…

Ata u takuan para ndeshjes në tunelin e stadiumit ‘Laçi’. Kuptueshëm! Trajneri i Laçit, Mirel Josa dhe homologu i tij te Dinamo, Bledi Shkëmbi ruajnë miqësi të hershme që kur ngrinin trofe të shumtë te Skënderbeu dekadën e kaluar. Njëri si trajner (Josa), e tjetri (Shkëmbi) si futbollist-kapiten i korçarëve.

Në fund, Laçi turpëron Dinamon (5-0) me një ndeshje vitrinë teksa të gjithë mekanizmat skuadër, mirëfunksionuan. Me fat Josa sot pasi për herë të parë që pas mbrritjes te stoli bardhezi, i kishte të gjithë në dispozicion.

Shkëmbi me mungesa por kjo nuk e shpëton atë por as Dinamon me atë paraqitje skandaloze. Jo dhe aq në lojë por mbrojtja futi shumë ‘ujë’. Golat e marrë (5) në total por dhe një ‘pingule’ dhe raste të tjerë për gol, dëshmojnë se Dinamo dhe Shkëmbi kanë vuajtur tmerrësisht sot në Laç./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!