Alegri riskon dhe mbrohet: Nuk kemi cilësi për titull

Përpos problemeve me drejtësinë teksa Juventus (por dhe dy xhenovezet Sampdoria e Xhenova, Napoli, Roma e Atalanta), skuadra e Maks Alegrit, nuk po del nga kaotizmi i pikëve.

Humbja me Atalantën (0-1) të shtunën, ka ngritur pikëpyetje të forta lidhur me qëndrimin e trajnerit livornez në krye të bardhezinjëve. Juve me Alegrin në stol në të njëjtën periudhë të edicionit të shkuar (Pirlo) ka 7 pikë më pak.

Me vetëm 21 pikë në katërmbëdhjetë ndeshje: gjashtë fitore, tre barazime dhe pesë humbje gjithçka duket e turbullt. aq më tepër që skuadra e famshme e Seria A ka përfunduar në vend të 7-të. Dëmtimet e Kiezës dhe MeKeine mund të jenë justifikim por Maks tani duhet të mendojë për qëndrimin e tij te ‘Zonja’.

Trajneri pas ndeshjes së djeshme deklaroi: “Shumë thonë se me këtë skuadër mund të fitosh ‘Scudetton‘, por ka një gabim vlerësimi. Duket qartë, tekniku kërkon të mbrohet. Sportiim.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!