Vjen kontrata e re, ‘Pioli 2023’

Që kur mori drejtimin e Milanit në Seria A, në shtator 2019, trajneri 56 vjeçar Stefano Pioli, i ka dhënë shkëlqim skuadrës së famshme italiane. Sot klubi i zgjat kontratën.

Stefano Pioli dhe AC Milan së bashku deri në të paktën 2023, me një opsion për të zgjatur marrëveshjen e re për një sezon të mëtejshëm.

Palët kanë arritur një marrëveshje në javët e fundit dhe sot në mëngjes marrëveshja u ratifikua zyrtarisht: trajneri kuqezi nënshkroi kontratën e re në prani të të gjithë drejtuesve të kuqezinjve.

Sipas asaj që ka ecur në tryezë, Pioli do të marrë 3.5 milionë euro në sezon teksa me bonuset mund të shkojnë deri në 4-ër milion .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!