Dinamo i kthehet kampionatit, e pret Egnatia

Abissnet Superiore, java e 9-të. Dinamo- Egnatia në 16:45 në ‘Elbasan Arena’

Ishte 22 maji i këtij viti teksa Dinamo- Egnatia u ndeshën për herë të fundit. Madje pikërisht në ‘Elbasan Arena’ ku pas pak blutë kryeqytetas do të jenë me statusin e pritësit përballë rrogozhinasëve me pjesëmarrjen e dytë si një klub në Superiore (2004-05 dhe 2021-22).

Ndeshja e tyre konsistonte për finalen e Kategorisë së Parë. Të dyja skuadrat fituan Grupet A dhe B ndërkohë që për trofeun e kampionit të kësaj Lige, mendoi Ndriçim Shtubina me atë gol në të 93-ën duke dërguar Kupën në Rrogozhinë.

Ndërkaq, sot situata duket thuajse e njëjtë. Së paku te pikët e grumbulluara në 8 javë. Dinamo 9-të dhe Egnatia 10-të pikë. Gjithësesi, skuadra e Bledi Shkëmbit, e riformatuar nga e para në start të sezonit, pritet të dalë nga situata ku gjëndet.

Referuar organikës por dhe objektivit të klubit teksa kërkohet europa, 18 herë kampionët e vendit, kanë rastin e mirë për të dëshmuar se janë cilësisht lart. aq më tepër që vijnë psi eleminuan Tiranën në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Pa harruar Egnatian e cilësuar si surprizë në këtë fazë të parë. Në këto rethana, takimi i sotëm konsiderohet dhe si një barometër real i dy skuadrave që erdhën tok në Superiore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!