Kryesfida, Kukësi -Tirana sot në Shkodër

Kukësi- Tirana sfida kryesore e javës e cila mbyll praktikisht fazën e parë të Abissnet Superiore të këtij kampionati të 83-të elitar në vend.

Një ndeshje e cila ishte programuar të luhej në Kukës në impiantin e rikonstruktuar por shtyrja e afateve të impiantit më të ri, ka spsotuar këtë kryesfidë në ‘Loro Boriçi’.

Verilindorët vijnë në këtë ballafaqim pas asaj humbjeje në Korçë me Skënderbeun (2-1) por dhe pas eleminimit në Kupë nga Egnatia. Sipas informacionëve nga kampi i tyre, skuadra do ta ketë të plotë kontigjentin dhe se trajneri Diego Longo është përpjekur të mbajë psikologjikisht lart grupin.

Longo thotë: “Kjo ndeshje fitohet me ekuilibër, përqendrim dhe dëshirë. Të jemi të këqij atëherë kur duhet. Tirana është një kundërshtar që vështirë t’i gjesh pika të dobëta”.

Në kahun tjetër Tirana. Skuadra që kryeson bindshëm kampionatin me 20 pikë në 8takime. Eleminimi nga Dinamo në Kupë ndoshta do të ndikojë për përqëndrim maksimal në kampionat. Bardhebluve do ju mungojë Redon Xhixha por lajmi i mirë për ekipin e Shehit, janë rikthimet e Giamfi dhe Danso.

Pavarësisht se lojtarët në fjalë, do duhet kohë të jenë gati. Ajo që duket gati lidhet me impenjimin e bardhebluve për këtë duel. Ndaj Kukësit asnjëherë nuk është e lehtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!